Koronavirusi “ndalon” Kinën të marrë pjesë në samitin e G20

Banka qendrore e Kinës dhe Ministria e Financave nuk do të dërgojnë asnjë zyrtar në saimitin e  G20 të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore në Rijad për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Samiti i 20 vendeve më të industrializuara të botës do të zhvillohet në Rijad të Arabisë Saudite më 21-22 nëntor.

Por përfaqësuesit kinezë në Bankën Botërore do të marrin pjesë në takimin, që do të mbahen në datat 22 dhe 23 shkurt, tha një zyrtar në ministrinë e financave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ka shkuar mbi 2000 numri i personave të vdekur nga koronavirusi deri mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar mbi 75 000 persona, ku 1000 prej tyre ndodhen jashtë territorit të Kinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?