Koronavirusi në Greqi, shkon në 31 numri i të infektuarëve

Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusit në Greqi ka pasur një rritje dramatike, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar edhe 20 raste të reja vetëm një orë më parë.

Përditësimi i fundit është bërë nga Profesori i Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.

Mësohet se njëzet persona që ishin në të njëjtin udhëtim, rezultuan pozitiv nga testi i koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesori gjithashtu tha se javët e ardhshme do të ketë rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi. Qeveria mori gjithashtu masa urgjente dje në mbrëmje në prefekturat e Ilias, Zakynthos dhe Achaias në Greqinë perëndimore për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkollat, arenat sportive, kinematë, teatrot dhe vendet arkeologjike do të mbyllen për 48 orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?