Koronavirusi në Korenë e Jugut, sekti fetar shndërrohet në “vatrën” e përhapjes
Një grup religjoz në Korenë e Jugut është identifikuar si “vatër” e përhapjes së koronavirusit në vend.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet lokale, personat e prekur në sektin fetar në tempullin “Tbernackle Testimony” janë të lidhur me një grua 60 vjeçare.
Qendra e kontrollit të sëmundjeve në Kore deklaron se shkaku i këtij infektimi në masë është gruaja 61 vjeçare e cila nuk është identifikuar me emër.
Sipas tyre, ajo ka qenë në kontakt me 166 persona, të cilët janë dërguar në karantinë.
Nga 53 raste të reja të identifikuar me koronavirus, 30 i përkasin këtij sekti fetar.
Koreja e jugut konfirmoi viktimën e parë nga koronavirusi.