Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ulet kurba e të prekurve

Ditën e sotme është ulur numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19, ndërsa një ditë më parë u raportuan për 36 raste.

Komunat ku u shënuan rastet e reja me Covid-19 janë ato të Shkupit, Kumanovës, Prilepit, Tetovës, Manastirit dhe Gostivarit.

Aktualisht, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 1642, të shëruar janë 1136, ndërsa pacientët që kanë ndërruar jetë janë 91.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?