Koronavirusi në NATO, një anëtar i stafit në Bruksel i infektuar
Një anëtar i stafit të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel është infektuar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë publik për mediat përmes një deklarate përmediat, ku thuhet se anëtari i NATO-s në Bruksel ishte kthyer nga Italia pas pushimeve me familjen. Ai iu nënshtrua testit pasi në fundjavë, për shkak të simptomave të shfaqura pas përkeqësimit të shëndetit. ”Anëtari i stafit aktualisht është në shtëpi në izolim. Brenda disa minutave nga marrja e rezultatit, të gjithë kolegët e tjerë u informuan. Ata kanë punuar nga shtëpia në fund të javës dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. I gjithë personeli i selisë së NATO-s gjithashtu janë informuar për rastin e konfirmuar. NATO vazhdon të monitorojë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme”.