Koronavirusi në Rusi, fillon ndërtimi i spitalit për 500 pacientë
Rusia do të ndërtojë një ndërtesë e cila do të shërbejë si spital për pacientët e infektuar nga koronavirusi i ri.
Ajo parashikohet që të mbajë deri në 500 persona. Me dhjetëra makineri dhe betoniere e vinça ndodhen në kantier për ta përfunduar ndërtimin e saj sa më shpejtë të jetë e mundur.
Rusia duket se ka marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Presidenti i vendit Vladimir Putin shrehet se situata është nën kontroll
Të gjitha kufijë me Rusinë janë mbyllur ndërkohë që janë ndaluar të gjitha eventimentet me popullsi të përqëndruar.
Deri më tani Rusia ka raportuar raste shumë të pakta të infektuarish me koronavirus, kjo për arye se që në fillim të shpërthimit të pandemisë në Kinë, vendi ka marrë masa të rrepta.