Koronavirusi në Spanjë, vendi në izolim total, ja si paraqitet situata

Prej ditës së shtunë Spanja është izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në rrugë mbizotëron qetësia e cila thyhet vetëm nga altoparlantët e makinave që njoftojnë qytetarët për të mos dalë nga shtëpitë e tyre.

Mbi 1000 trupa ushtarake janë vendosur në 14 qytete të ndryshme të vendit për të mbështetur oficerët e policisë për të mbajtur rendin në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të vetmit persona që mund të qarkullojnë në rrugë janë ata që shkojnë në punë ose ose nëpër dyqane dhe spitale e farmaci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koordinatori i emergjencave shëndetësore, Fernando Simon shprehet se nëse qytetarët spanjollë i marrin seriozisht masat e vendosura nga qeveria, ata do të shohin rezultate vetëm në pak ditë.

Policia ka gjobitur rreth 199 persona që nuk kanë zbatuar urdhrat për karantinimin.

Ditën e nesërme pritet një mbledhje qeveritare për të diskutuar për ndikimin ekonomik të epidemisë në vend si dhe për zgjidhjen e mundshme të situatës.

Deri më tani, numri i viktimave në Spanjë është 309, dhe mbi 9 mijë të infektuar, duke e bërë kështu vendin e katërt me numrin më të madh të të infektuarve në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?