Koronavirusi në zhdukje në vendet e BE, ja shifrat sipas shteteve

Kohët e shifrave alarmante të vdekjeve dhe infeksioneve nga koronavirusi në vendet që e përjetuan me shifra të larta duket se kanë ikur. Numri i të vdekurve nga 3 dhe katër shifra ka rënë në nivele minimale ndërkohë që e njëjta gjë po ndodh edhe me numrin e të prekurve.

Ditën e djeshme SHBA regjistroi 425 vdekje dhe 20722 të prekur, Britania e Madhe 38 vdekje dhe 968 të prekur, Italia 26 të vdelur dhe 301 të prekur, Gjermania 15 të vdekur dhe 373 të prekur, Franca 152 të prekur dhe 29 të vdekur.

Ndërkohë që Spanja nuk e pasqyron prej kohësh numrin e vdekjeve ndërsa numri i të infektuarve është 181. Suedia si delja e zezë e koronavirusit ka shënuar 17 të vdekur dhe 139 të prekur. Suedia është bërë vendi i kritikave nga shtetet që kanë qenë flamurtarë të shifrave fiktive, por ndërkohë që suedezët kanë fituar imunitetin ndaj koronavirusit në masën 60 përqind ndërkohë që numri i vdekjeve dhe të prekurve është shumë më i ulët nga Itali, Franca, Spanja etj. Analiza e shifrave në vendet që ishin më të infektuarat tregojnë se edhe ky virus ka një fund.

Statistikat tregojnë qartë se ky virus nuk kaloi as nivelet e një gripi normal që ndodh në botë ku shifrat e vdekjeve nga gripërat sezonalë kalojnë nga 300-500mijë vdekje dhe mbi 1.5 miliardë të infektuar. Një gjë është e sigurt që kjo pseudopandemi shkatëroi ekonominë globale duke hapur një gropë të zezë për popullsinë botërore.

SHKARKO APP