Koronavirusi/ Numri i viktimave drejt 500-ës, 25 mijë të prekur dhe 907 të rekuperuar
Tre javë nga shpërthimi i koronavirusit kinez dhe numri i viktimave tashmë është afër 500 të tilla, ose më saktë 493.
Por sinjal i mirë është numri i të rekuperuarve i cili është më i lartë se ai i viktimave, 907. Por i lartë mbetet numri i të infektuareve 24 mijë e 558. Në Europë Gjermania ka numrin më të lartë të të prekurve me 12, kurse dyshime ka në Poloni tashmë se mund të ketë të infektuar me koronavirus.
Duket se koronavirusi është izoluar, pasi përvecc Kinës që ka 491 viktima nga virusi, dy të tjerë janë në Filipine dhe Hong Kong. Pas Kinës, Japonia mban vendin e dytë me më shumë të prekur nga koronavirusi kurse Afrika me Amerikën e Jugut pavarësisht se ka dyshime se edhe aty mund të ketë koronavirus, janë të vetmet kontinente që nuk kanë shpallur qoftë një të tillë.
Po ashtu Gadishulli i Ballkanit përfshi Shqipërinë, pavarësisht dyshimeve të para për në Turqi, Greqi, Rumani apo Bullgari, mbetet pas më shumë se 3 javësh i pastër dhe jashtë rrezikut të koronavirusit.