Koronavirusi, OBSH: Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme, por nuk duhet të frikësohemi
Duke marrë shkas nga përhapja e koronavirusit jashtë territoreve të Kinës, në përmasa të mëdha edhe në Itali, vjen një deklaratë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në një deklaratë të drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së ky i fundit tha se bota po përgatitet për një pandemi të mundshme.
Teksa pohoi se OBSH po bën gjithçka për t’u përgatitur për këtë pandemi, Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se secili vend duhet të bëjë vlerësimet e veta sipas rasteve.
“Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme. Të bëjmë gjithçka për t’u përgatitur për pandemi. Secili vend të bëjë vlerësimet e veta sipas rasteve. Ka nevojë për masa, por nuk duhet të frikësohemi”, -tha drejtori i OBSH-së.