Koronavirusi/ Pezullohen lejet e qëndrimit për emigrantët në Itali

Lëshimi apo rinovimi i lejeve të qëndrimit për emigrantët në Itali është pezulluar për 30 ditë për shkak të koronavirusit.

Vendimi është përshirë në draftin e fundit ligjor të aprovuar nga qeveria italiane me masat e reja në nivel kombëtar për të përballuar përhapjen e koronavirusit në territor.

Ky vendim motivohet nga nevoja për të impenjuar forcat e Policisë në detyra më urgjente e të nevojshme që imponon emergjenca e koronavirusit.

Drafti i ri ligjor pezullon procedurat e lejeve të qëndrimit deri në muajin prill duke lënë pezull afatet ligjore për rinovim, parashikuar brenda 60 ditëve nga dita e skadencës si dhe kohën e detyrueshme 8 ditë nga hyrja në territorin italian për të gjithë ata që paraqesin për herë të parë kërkesën për të marrë një leje qëndrimi në Itali.

Me kërkesë të Entit Kombëtar të Mbrojtjes Civile personeli i Policisë italiane i impenjuar në administratën e zyrave të emigracionit, ngarkohet në komtrollin në territori të zonave të infektuara nga koronavirusi si dhe në vëzhgimin për respektimin e të gjitha masave ndaluese për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Në draftin e ri ligjor të qeverisë Conte është vendosur dhe pezullimi për 30 ditë i lëshimit të leje mbajtjeve për armë si dhe autorizimet për agjensitë e biznesit si agjensi imobliare, agjensi sigurimi, etj apo për ushtrimin e aktivitetit të mbikqyrjes e investigimit privat etj.

SHKARKO APP