Koronavirusi prek edhe Spanjën, shënohet viktima e parë
Edhe Spanja shënon viktimën e parë nga koronavirusi. Në Valencias ka ndërruar jetë një burrë. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtare e shëndetësisë, Ana Barcelo gjatë një konference për shtyp të martën. Sipas autoriteteve, burri në fjalë në fakt ka ndërruar jetë më 13 shkurt por testet e bëra treguan që ai ka ndërruar jetë si pasojë e virusit. Deri më tani në Spanjë numërohen 165 raste të konfirmuara me Covid-19, numri i të shëruarve është dy ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike është tre.