Koronavirusi, Presidenti italian Mattarella mesazh popullit (VIDEO)
Në situatën e krijuar nga emergjenca e epidemisë prej koronavirusit, Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella përmes një mesazhi drejtuar popullit tha se vendi po kalon një moment të vështirë dhe qeveria po përpiqet ta përballojë atë me transparencë. Ai falënderoi mjekët që po luftojnë në vijën e parë të frontit dhe kërkoi nga të gjithë ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe shmangien e ankthit dhe gjendjeve të pamotivuara dhe kundërproduktive. Gjithashtu Presidenti Mattarella kërkoi përgjegjësi dhe bashkëpunim institucional nga të gjithë në momentin shumë delikat në jetën e vendit.
Sipas Instutitit të Lartë të Shëndetit, në Itali mosha mesatare e viktimave nga koronavirusi është 81 vjeç. Ata janë kryesisht burra, rreth 70% dhe në më shumë se dy të tretat e rasteve kanë patur tre ose më shumë patologji të mbartura.
14 % e viktimave kanë qenë mbi 90 vjeç, 42 % kanë qenë të grupmoshës 80-89 vjeç, 37% midis 70 dhe 79 vjeç, 9 % midis 60 dhe 69 vjeç dhe 3% midis 50 dhe 59 vjeç.
OBSH po përgatitet për të shpallur gjendjen e pandemisë pasi sipas saj virusi nuk mund të bllokohet më. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet do të duhet të zbatojnë direktivat e Organizatës, masa emergjence që mund të kalojnë nga ndalesa e aktiviteteve të prodhimit e deri në mbylljen e kufijve pasi ato të hartuara deri tani, në situatën e krijuar mund të shërbejnë vetëm për të minimizuar ndikimin dhe jo më për të bllokuar përhapjen e virusit, që tani konsiderohet e pamundur.
Shpallja e pandemisë mund edhe të mos jetë globale dhe organizata mendo të shpallë ‘shtetin pandemi’, gjë e cila mund të bëhet maksimumi pas dhjetë ditësh pasi të shihet edhe përhapja e epidemisë në vendet afrikane. Aktualisht, për OBSH-në, ne jemi në fazën 5, ajo e “alarmit pandemik”, kur akoma është e mundur që virusi të izolohet.
Sidoqoftë, drejtuesit e OBSH-së nuk mendojnë për një strategji univokale dhe masat në rast të një pandemie nuk do të përgjithësohen, por do të jenë në përpjesëtim me nivelin e përhapjes së epidemisë.