Koronavirusi, Protesta kundër qeverisë “Conte”, përleshje në Sheshin e Popullit. Presidenti mbledh Këshillin
Vazhdojnë protestat e dhunshme në Itali kundër dekretit të fundit të firmosur nga qeveria italiane e cili ka vendosur vendin në një regjim gjysëm lockdoën.
Në kryeqytetin italian Romë, e në qytetet të tjera si Milano, Napoli, Genova, edhe në mbrëmjen e sotme vijojnë manifestimet e përfaqësuesve të aktiviteteve të ndryshme tregtare kundër masave të fundit anticovid të ndërmarrë nga qeveria italiane.
Në Sheshin e Popullit në Romë (Piazza del Popolo) protestuesit kanë djegur kazanaë, biçikleta, monopatina e kanë mbushur rrugët me flakadanë e tymuese duke u përleshur dhunshëm me forcat e policisë.
Për momentin janë mbyllur disa stacione të metropolitanës së linjës A. Manifestime janë kryer këtë mbrëmëje dhe në disa lagje të periferisë romane.
Gjithashtu protesta janë zhvillaur dhe në Milano. Përfaqësuesit e kategorisë së taksistëve kanë manifestuar në një karvan të gjatë automjetesh të tyre e me zhurmën e borive, të pakënaqur nga limitimi i lëvizjes e mbyllja në orën 18.00 e lokaleve e restoranteve.
Kategoria e taksistëve ka protestuar dhe në qytetin e Napolit e taksitë e bardha kanë mbushur sheshin kryesor të tij, Piazza del Plebiscito.
Gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës Sergio Mattarella ka mbledhur Këshillin Suprem të Ushtrisë me një axhendë që në rend të ditës shënon emergjencën shëndetësore.