Koronavirusi/ Protesta kundër turizmit në Venecia

Teksa në shumë vende të botës protestohet për heqjen e masave kufizuese në mënyrë që t’i hapet rrugë rritjes ekonomike, në Venecia po protestohet kundër turizmit.

Që prej ditës së djeshme qytetarët kanë protestuar kundër kundër turizmit masiv dhe kroçerave të mëdha.

Anëtarë të grupit Comitato No Grandi Navi (Komiteti kundër anijeve të mëdha) u mblodhën pikërisht në ditën kur Venecia hapi dyert për turistët pas krizës së koronavirusit.

Demonstruesit krijuan një zinxhir njerëzor për të kërkuar që Venecia të ringrihet në këmbë në një mënyrë të re. Ata duan që kroçerat e mëdha të mos i afrohen qytetit dhe kërkojnë gjithashtu që në plan të parë të vihen vendasit dhe jo turistët.

Por, turistët e “pushtuan” Venecian në ditën e parë të rihapjes. Dyqanet e suvenirëve u hapën, së bashku me shumicën e restoranteve, përfshi historikun Cafe Florian. Vizitorët u dyndën rreth Kanalit Rialto, ndërsa gondolat u rimbushën për të rinisur punën. Epidemia Covid-19 i ka marrë jetën më shumë se 34 000 personave në Itali.

SHKARKO APP