Koronavirusi, qeveria spanjolle shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid
Qeveria spanjolle ka urdhëruar një gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore për të ulur rritjen e infeksioneve me Covid-19 në kryeqytet.
Madridi ka qenë në qendër të përplaskeve politike, me autoritetet e qytetit të qendrës së djathtë që sfidojnë kërkesat e qeverisë socialiste.
Rastet nuk janë të larta dhe gjendja e jashtëzakonshme është e pajustifikuar, thonë zyrtarët e qytetit, shkruan BBC.
Ministri i Shëndetësisë i Madridit, Enrique Ruiz Escudero këmbënguli se masat tashmë në fuqi po funksiononin dhe se urdhri i qeverisë kombëtare ishte “një masë që qytetarët nuk do ta kuptojë”.
Të premten e kaluar, të gjitha lëvizjet jo-thelbësore brenda dhe jashtë Madridit dhe nëntë qyteteve të tjera u ndaluan, megjithë kundërshtimin e autoriteteve lokale.
Mirëpo, vendimi i qeverisë për të bërë bllokime të pjesshme u rrëzua poshtë nga gjykata. Por, kryeministri Pedro Sánchez vendosi të lëvizë shpejt, përpara një fundjave pushimesh, me spanjollët që festojnë ditën e tyre kombëtare të hënën, duke vendosur gjendjen e jashtëzakonshme. /abcnews.al