Koronavirusi/ Rekord i zi në Spanjë, 950 viktima në 24 orët e fundit
Spanja shënoi një tjetër rekord të zi. Ministria deklaroi 950 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 10 003 të vdekur.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve në harkun e 24 orëve, në vendin iberik.
Po ashtu autoritetet sqaruan se u diagnostikuan 8102 raste të reja duke e çuar totalin në 110 238 të infektuar.
Shifër edhe më alarmante është ajo e personave të shtruar në spitale, mbi 50 mijë, ndërsa më shumë se 6000 prej tyre janë në terapi intensive.
Spanja u bë kështu vendi i tretë pas Italisë dhe SHBA-ve që tejkalon totalin e Kinës për numrin e te prekurve.