Koronavirusi/ Shembet hoteli i përdorur për karantinë në Kinë, shumë të plagosur,70 ende nën rrënoja

Rreth 70 persona kanë mbetur të bllokuar pasi një hotel në Kinë është shembur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në Kinën Lindore, Provinca Fujian, ndërsa hoteli ka qenë përdorur si vend karantinimi për të sëmurët me Covid-19.

Hoteli Xinjia në qytetin Quanzhou raportohet të jetë shembur rreth orës 7.30 të pasdites ndërsa rreth 23 njerëz janë shpëtuar rreth orës 9.00 të darkës.

Hoteli me 80 dhoma është përdorur së fundmi si një ndërtesë izolimi për njerëzit që kishin rënë në kontakt së fundmi me personat e sëmurë me virusin korona. /abcnews.al

SHKARKO APP