KORONAVIRUSI/ Skenarët më të mirë dhe më të këqij për ekonominë globale

Përhapja e Covid-19 i ka futur të dridhurat ekonomisë botërore, duke fshirë rreth 5 trilion dollarë nga tregjet financiare. Sipas RT, e cila mori mendimin e disa ekspertëve për ndikimin e virusit ja cilat janë skenarët që mund të shpalosen në ekonominë botërore.

Sipas Sourabh Gupta, studiues në Institutin për Studime Kinë-Amerikë, kostoja më e keqe ekonomike e koronavirusit mund të jetë domethënëse dhe tani është duke u nënvlerësuar. “Unë do ta vendosja atë si përgjysmimin e rritjes globale të PBB-së reale në vitin 2020 nga nivelet e parashikuara të vitit 2019 prej 3.5 përqind. Rritja reale e PBB-së nuk do të bjerë në territor negativ, siç ndodhi gjatë krizës globale financiare 2008-09 “, tha ai, duke theksuar se do të jetë performanca më e keqe e rritjes globale që nga rënia e 2001.

Jehonë bëri dhe deklarata e Peter C Earle, ekonomist në Institutin Amerikan për Kërkime Ekonomike. Earle tha se skenari i rastit më të keq do të shihte ndërprerje të rënda në zinxhirin e furnizimit global, mbylljen e aeroporteve, probleme të tregut të kredisë për shkak të karantinave masive dhe efektit të tyre tek punonjësit e bankave dhe firmat e letrave me vlerë globale, si dhe tregjet financiare që mbyllen pafundësisht. “Në këtë pikë, unë mendoj se këto skenarë nuk kanë mundësi të ndodhin” shtoi ai.

Sa për një rezultat optimal për ekonominë globale, Earle sheh jo vetëm një rikuperim të plotë nga ndikimi negativ ekonomik i koronavirusit, por një që “tregtia e pandershme është thelbësore për mirëqenien e të gjithë njerëzve, dhe kështu përveç kësaj tw vijw dhe fundi i luftws tarifore midis SHBA. dhe Kinës. ”

Gupta e sheh rezultatin optimal si atë që po kërkohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar – rënie me vetëm 0,5 përqind nga niveli i parashikuar i rritjes së PBB-së globale të vitit 2020 prej 3.3 përqind. “Unë sinqerisht mendoj se kjo është shumë optimiste dhe nuk i pwrshtatet tërësisht psikologjisë masive të pasigurisë apo ndjenjës depresionuese të konsumatorit, e cila kohët e fundit ka filluar të ndihet globalisht pasi rreziku i infeksionit është përhapur shumë më larg Kinws,” tha ai.

Kryekonomisti në BCG, Philipp Carlsson-Szlezak tha për RT se rezultati optimal do të ishte që Covid-19 të jepte impuls të ri në koordinimin global dhe investimet në rezistencën e sëmundjeve. “Virusi krijon një realitet gjeopolitik ku bashkëpunimi shihet si thelbësor për trajtimin e problemeve moderne,” tha ai.

Earle dhe Gupta bien dakord se rënia e papritur, e rëndë në tregjet e kapitalit – veçanërisht brenda Shteteve të Bashkuara – sugjeron se kishte diçka më shumë në uljen e çmimit sesa vetëm koronavirusi. RT

SHKARKO APP