Koronavirusi, të dhënat e fundit nga situata në të gjithë botën
Këto janë të dhënat më të fundit nga situata e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës që ka mbërthyer më tepër se 85 vende të botës.
Mbi 100,000 numërohen të infektuar: Koronavirusi i ka marrë jetën deri më tani afro 3.500 njerëz dhe ka infektuar mbi 101.400, sipas raporteve të CNN – shumica prej tyre regjistrohen në territorin e Kinës.
Rastet në SHBA: 330 – Tani ka të paktën 332 raste të konfirmuara pozitive në Shtetet e Bashkuara, si dhe regjistrohen 17 vdekje.
21 të infektuar në anijen e lundrimit “Grand Princess”: Pasagjerët dhe ekuipazhi u shkatërruan kur mësuan se 21 njerëz ishin diagnostikuar me koronavirus në bordin e anijes së tyre të lundrimit, e cila është në karantinë jashtë bregdetit të Kalifornisë.
Rastet në Korenë e Jugut rriten me mbi 6.700: Seul njoftoi sot mbi 480 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në vend në 6.767 të infektuar, përfshirë 46 vdekje.
Numri i vdekjeve rritet në Iran: Të paktën 124 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Iran, njoftoi qeveria këtë të Premte, me 17 vdekje të reja të konfirmuara brenda një dite. Në mesin e viktimave ishte një politikane iraniane e sapozgjedhur.