Koronavirusi, testohet ilaçi i parë që mund të sjellë shërimin e pacientëve

Numri i viktimave për shkak të Koronavirusit po rritet çdo ditë e më shumë. Deri tani, janë raportuar 1018 viktima dhe mbi 43 mijë e 105 të infektuar në të gjithë botën.

Shkencëtarët vijojnë punën për të gjetur ilaçin që e mposht koronavirusin. Të enjten, Kina filloi regjistrimin e pacientëve në një provë klinike të “remdesivir”, një ilaç antiviral i krijuar nga Gilead, gjigandi farmaceutik amerikan.

Ilaçi duhet të jepet në mënyrë intravenoze, është eksperimentale dhe akoma nuk është aprovuar për çdo përdorim si dhe nuk është studiuar te pacientët me sëmundjen koronavirus. Por studimet janë bërë tek minjtë dhe majmunët të infektuar, ku ka rezultuar se ilaçi antiviral mund ta luftojë koronavirusin.

Sipas studimeve, është e sigurtë. Është testuar dhe nuk sjell efekte negative tek pacientët me Ebola, ndonëse nuk funksionon mirë ndaj atij virusi që është ndryshe nga familja e koronavirusit.

Mjekët në ëashington ia kanë dhënë “remdesivirin” pacientit të parë me koronavirus në Amerikë javën e kaluar, pasi gjendja e tij u përkeqësua dhe pneumoni u zhvillua pasi kishte një javë në spital. Sapo u injektua “remdesiviri”, gjendja e tij u përmirësua.

Një rast i vetëm nuk mund të përcaktojë nëse ilaçi funksionon apo jo, por raporti për pacientin ka ngjallur shpresën se virusi vdekjeprurës mund të mposhtet. Një raport tjetër i botuar të martën nga shkencëtarët në Kinë shtoi entuziazmin, duke treguar se “remdesivir” bllokoi koronavirusin, i njohur zyrtarisht si 2019-nCoV, nga qelizat infektuese të rritura në laborator.

SHKARKO APP