Kosta Rikë: Sekuestrohen 5 ton kokaine me vlerë 130 milion dollarë (Video)

Autoritetet në Kosta Rika kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme prej 5 ton kokaine me vlerë 130 milion dollarë. Kjo është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë në vend.

Autoritetet zbuluan kokainën ditën e shtunë, 16 shkurt. Kokaina ishte e paketuar ne pako 1 kg të vendosura në 202 çanta sportive. Gjithsej ishin 5048 pako  me kokainë. Pakot ishin fshehur midis bimëve dekorative në një kontenier në portin e Karaibeve të Kosta Rikës, shkruan Reuters.

Kokaina, për të cilën autoritete thanë se kishte origjinë nga Amerika e Jugut, ishte transportuar  në portin e Roterdamit në Holandë, nga Kosta Rika.

Burri 46-vjeçar që dyshohet se e drejtoi trafikun e drogës është arrestuar në portin në Kosta Rikës.

”Është një arritje historike,” tha Ministri i Sigurisë i Kosta Rikës, Michael Soto në një deklaratë të shtunën. “Ishte një goditje e madhe në strukturat kriminale rajonale.”

Amerika e Jugut është burimi kryesor i trafikut të kokainës në botë, përpara se të përhapet në qendrat kryesore në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi për shpërndarje të mëtejshme.

Costa Rica Seizes Record Five Tons of Cocaine

SHKARKO APP