Krah fotos së bombardimeve, Izraeli citon një varg nga Kurani

Profili zyrtar në Twitter i Izraelit në gjuhën arabe, citoi një varg nga Kurani teksa tregonte njëkohësisht pasojat e bombardimeve në Gaza. Mesazhi përmbante një ajet nga Surja Al-Fil e Kur’anit, e cila i referohet ndëshkimit të Zotit ndaj Popullit të Elefantit, i cili u përpoq të shkatërronte Qaben e Shenjtë shekuj më parë. “A nuk e keni menduar, sesi i trajtoi Zoti juaj aleatët e Elefantit?”, thuhej në mesazh.

Nga bombardimet kanë humbur jetën 212 palestinezë, përfshirë 61 fëmijë dhe 35 gra e janë plagosur 1,400 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze.

Sulmet ajrore në Gaza u paraprinë nga disa ditë tensionesh dhe incidenti në Jeruzalemin Lindor të pushtuar, ku qindra palestinezë u sulmuan nga forcat izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe në lagjen Sheikh Jarrah të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Izraeli e pushtoi Jeruzalemin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite 1967 dhe e aneksoi të gjithë qytetin në 1980, një lëvizje që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?