Kreu i IAEA-s, Grossi paralajmëron për një botë me 25 fuqi bërthamore

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) paralajmëroi për rrezikun e një bote me deri në 25 vende të armatosura me armë bërthamore.

“Pa dashur të përhap panik, rreziku i një konflikti bërthamor është më i lartë sot sesa në të kaluarën”, tha Rafael Grossi për gazetën e përditshme italiane “La Repubblica”.

Grossi sugjeroi se në një të ardhme të afërt, 20 deri në 25 vende mund të kenë armë bërthamore. Aktualisht, ekzistojnë nëntë fuqi bërthamore, sipas disa ekspertëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Procesi i çarmatimit ose reduktimit të kontrolluar të arsenaleve bërthamore është në ngërç”, tha kreu i IAEA-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata që zotërojnë armë bërthamore po prodhojnë më shumë prej tyre, përfshirë Kinën”, shtoi ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ka gjithnjë e më shumë diskutime të rastësishme për sulme taktike bërthamore, të cilat ai i përshkroi si shqetësuese.

Grossi tha se është i shqetësuar që udhëheqësit në disa vende kanë njoftuar qëllimin e tyre për të blerë armë bërthamore.

“Si kreu i IAEA-së, nuk mund të them se cilat janë këto vemde. Këto janë vende të rëndësishme në Azi, Azinë e Vogël dhe Gjirin Persik. Një botë me 20 deri në 25 shtete të armatosura me armë bërthamore është e paparashikueshme dhe e rrezikshme”, tha Grossi.

Nëntë shtetet e armatosura me armë bërthamore përfshijnë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina – si dhe India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) dhe informacionit të Fushates Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore (ICAN).

Së bashku, ato vlerësohet se zotërojnë afërsisht 12,000 armë bërthamore, megjithëse Rusia dhe SHBA-ja përbëjnë rreth 10,700 prej tyre.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?