Kreu i Katalonjës: Nuk pranojmë planin e Madridit, vlerat e BE në rrezik
Presidenti katalanas Carles Puigdemont thotë se rajoni nuk do të pranojë planin e Madridit për sundimin e drejtpërdrejtë.
Ai e përshkroi atë si sulmin më të madh në institucionet e Katalonjës që nga viti 1939-1975.
Planet e Kryeministrit Mariano Rajoy përfshijnë heqjen e liderëve të Katalonjës dhe shkrirjen e parlamentit të saj.
Katalonja zhvilloi referendumin e pavarësisë më 1 tetor, i cili pavarësisht votës pro shpalljes së pavarësisë, vendimi u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.
Duke iu drejtuar qytetarëve evropianë në gjuhën angleze, ai shtoi se vlerat themeluese të BE ishin “në rrezik” në Katalonjë.
Policia e Barcelonës tha të shtunën se 450,000 vetë në kryeqytetin rajonal dolën në shesh duke kënduar këngë për liri dhe pavarësi.
Qeveria qendrore spanjolle ka aplikuar nenin 155 të Kushtetutës, e cila i heq të drejtat e vetëqeverisjes Katalonjës.
Masat, të cilat mbështeten nga partitë opozitare, duhet të miratohen nga senati në ditët e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

