Kreu i OBSH nën akuzë nga ushtria etiopiane

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka qenë shpesh herë nën akuzë muajt e fundit për mënyrën se si organizata që ai drejton po menaxhon pandeminë e Covid-19. Kësaj radhe akuza vjen nga Etiopia.

Ushtria e Etiopisë ka akuzuar drejtpërdrejt shefin e OBSH, se po mbështet forcat disidente në rajonin e përfshira nga lufta të Tigray.

Shefi i ushtrisë Berhanu Jula deklaron se Ghebreyesus është duke siguruar mbështetje politike dhe ushtarake për Frontin e Popullit për Lirimin e Tigray i cili është përfshirë në luftime ditët e fundit me qeverinë etiopiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai po punon me vendet fqinje që të dënojnë luftën. Ai ka punuar që ata të marrin armë”, u shpreh gjenerali në një deklaratë për shtyp duke shtuar se Tedros nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të ndihmuar TPLF.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?