Kreu i OBSH: Pandemia e koronavirusit po përhapet me shpejtësi

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se pandemia e koronavirusit po përhapet me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë.

Në një konferencë për shtyp,  Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për bashkëpunim nga kombet më të pasura në botë për të luftuar shpërthimin e këtij virusi.

Ai u shpreh se më shumë se 350,000 raste janë konfirmuar në të gjithë botën.

“Pandemia është duke u përshpejtuar. Ne duhet ta sulmojmë virusin me taktika agresive”

Më shumë se 15,000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, përfshirë të paktën 200 në Shtetet e Bashkuara.

“U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar për të arritur në 100,000 të infektuar, 11 ditë për 100,000 raste të tjera, dhe vetëm katër ditët e fundit numri i të infektuarve ka shkuar  në 100,000”, u shpreh ai.

SHKARKO APP