Kreu i OBSH-së: Pandemia nuk ka mbaruar, nëse nuk jemi të bashkuar virusi do të na shkatërrojë

Pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Do të duhet kohë që pandemia të përfundojë, dhe kjo kohë është disi e largët”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ai tha se OBSH vazhdon të shqetësohet për tendencat në rritje në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe disa vende të Azisë.

“Si në të gjitha rajonet, rastet dhe vdekjet raportohen në shumë vende të këtyre rajoneve, për shkak të aftësisë së ulët të testimit,” tha Tedros.

“Ky virus nuk do të mposhtet nëse nuk jemi të bashkuar. Nëse nuk jemi të bashkuar, do të vazhdojë të na shkatërrojë. Më shumë jetë do të humben”, shtoi Tedros.

Deri më tani në të gjithë botë janë regjistruar mbi 3 milion të infektuar dhe janë shënuar 211 mijë viktima nga Covid-19.

SHKARKO APP