Kreu i OBSH: Të mos ushqehemi me iluzionin se pandemia ka marrë fund

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund dhe sesa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet.

Nga selia e agjencisë në Gjenevë, ai tha se vendet duhet të jenë serioze në lidhje me masat që po marrin për të ndalur përhapjen e virusit dhe shpëtimin e jetëve nëse mendojnë të rihapin ekonomitë dhe aktivitetet e përditshme përballë Covid-19.

”Katër masa thelbësore që duhet të kenë parasysh të gjitha vendet, qytetet dhe individët për të vënë nën kontroll Covid-19 janë parandalimi i grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimi i një programi rigoroz testimi, gjurmimi i kontakteve dhe izolimi”.

SHKARKO APP