Kreu i opozitës fton qytetarët në demonstrata në 10 mars
Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido ka ftuar qytetarët që të dalin në protestë në 10 mars me qëllim rrëzimin nga pushteti të Nicolas Maduro.
Kjo është thirrja e parë kundër Presidentit socialist që pas kthimit të tij në 11 shkurt nga një tur takimesh në vende të ndryshme.
Guaido u ka bër thirrje dhe studentëve dhe grave e shoqatave të ndryshme që të dalin në protestë për të kërkuar zgjedhje presidenciale të lira e të ndershme.
Tashmë prej një viti, Guaido ka tentuar për të rrëzuar pushteti Presidentin përmes tubimeve. Madje dhe data 10 mars është zgjedhur jo pa qëllim nga ana e tij.
Në datë 10 do të rifillojnë seancat parlamentare që pas pezullimit të tyre në 7 janar 2020.