“Krijohet ushtria e BE-së”! NATO në rrezik, zyrtari zbulon se 27 shtete…
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes gjermane ka insistuar se Bashkimi Europian duhet të ketë në mënyrë të pashmangshme ushtrinë e vet. Hans Peter Bartels, komisioneri kombëtar i mbrojtjes në Gjermani, përshëndeti këtë plan, pasi për të blloku “aktualisht është i çorganizuar”.
Bartels tha se hapat janë në “drejtimin e duhur”, gjë që sinjalizoi planet e mundshme të Gjermanisë për të ecur përpara me integrimin e mbrojtjes.
Për tabloitik britanik “The Telegraph”, ai tha se: “Ne jemi aktualisht të çorganizuar, teknikisht të fragmentuar dhe duhet të dyfishojmë strukturat. Ne nuk duam të shkojmë poshtë në rrugën kombëtare të vetmuar. Jo në Gjermani, jo në Holandë, jo në Republikën Çeke dhe jo në Itali”. Ai shtoi edhe se: “Në fund do të ketë një ushtri europiane”.
Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për ushtrinë. Duke marrë një goditje të fortë tek Presidenti Donald Trump, Juncker tha se Shtetet e Bashkuara “nuk janë më të interesuara të garantojnë sigurinë e Europës në vendin tonë”.
Ai shtoi gjatë një konference në Pragë se: “Mbrojtja jonë në NATO nuk mund të përdoret më si alibi për të kundërshtuar përpjekjet më të mëdha europiane. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër sesa të mbrojmë interesat tona në Lindjen e Mesme, në ndryshimet klimatike, në marrëveshjet tona tregtare”.
Britania ka kohë që përpiqet të parandalojë integrimin e mbrojtjes së BE-së, duke pasur frikë se zhvillimi i një ushtrie të BE do të minonte marrëdhëniet e saj me NATO-n.
Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Michael Fallon u kërkoi zyrtarëve të BE-së të shmangin krijimin e “strukturave të dyfishta”.
Ai tha: “I bëjmë thirrje Bashkimit Europian të bashkëpunojë më ngushtë me NATO-n, kjo për të shmangur dyfishimin e panevojshëm të strukturave dhe për të punuar së bashku në kërcënime të reja, duke përfshirë nevojën për të forcuar sigurinë kibernetike”.
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

