Krim tronditës: Gruaja vret vajzën e saj 3-vjeçare dhe plagos foshnjën tjetër
Një fëmijë ka vdekur dhe një grua dhe një fëmijë tjetër i vogël po luftojnë për jetën e tyre pas një goditje me thikë në Irlandën Veriore.
Gruaja quhet Fiona McGoëan dhe besohet se ajo aktualisht po kurohet për palgët e vetë-shkaktuara pas goditjes me thikë të vajzës 3-vjeçare dhe plagosjes se vajzës tjetër 1-vjeçare.
Zonja McGowan 30-vjeç, aktualisht është në spital duke marrë trajtim për lëndime. Oficerët thanë se edhe foshnja 1-vjeçare po trajtohet gjithashtu.
Zonja McGowan punon në këtë zonë si infermiere dhe vendasit thanë që ajo ishte në shtëpi me dy fëmijët e saj, një ishte 3 vjeç dhe tjetra 1 vjeç.
Është raportuar se zonja McGowan dhe një foshnjë një vjeçare ndodhen në Royal Victoria Hospital Belfast.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes vjazën tre-vjeçare, e cila ishte qëlluar me thikë për vdekje. Banori në zonë tha se zonja McGoëan jetonte në këtë fermë me burrin dhe 4 famijët e saj.
Shërbimet e urgjencës mbërritën në zonën rurale rreth orës 10 të ditës së djeshme. Vendasit thanë se një familje ka marrë me qira fermën për një vit apo më shumë.

KOHA JONË SONDAZH

