Krimet/OKB rrit buxhetin për hetimet në Siri
Për shkak të misioneve shtesë të atribuara për sekretariatin e OKB-së, inflacionit dhe rregullimit të kursit të këmbimit”, asambleja e përgjithshme e OKB-së ka rritur buxhetin për hetimet e krimeve në Siri.
Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi dje një buxhet prej 3,07 miliardë dollarësh për vitin 2020, që përfshin për herë të parë, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, kreditë e përbashkëta për Mekanizmin e Hetimit për krimet e kryera në Siri. Buxheti ka shënuar një rritje të lehtë në raport me atë të vitit 2019 që ka qenë 2,9 miliardë dollarë. ”Rritja ka ardhur për shkak të misioneve shtesë të atribuara për sekretariatin e OKB-së, inflacionit dhe rregullimit të kursit të këmbimit”.
Bëhet fjalë për misionin e vëzhgimit në Jemen, mision politik i krijuar në vjeshtë në Haiti dhe vazhdimin e punës së Mekanizmave të Hetimit mbi krimet e kryera në Siri që prej fillimit të luftës në vitin 2011 dhe në Birmani në kuadër të represionit kundër minoritetit mysliman Rohingya që prej vitit 2017. Buxhetet e këtyre Mekanizmave, të financuara deri tani nga kontributet vullnetare, do të kalojnë në 2020 në buxhetin e Sekretariatit të Organizatës përmes kontributeve të detyrueshme të 193 vendeve anëtare.