Krimi mizor me 6-vjeçaren, manjaku 16-vjeç: Rrëmbimi dhe vrasja…

“Qëkur e pashë për herë të parë, më rrinte mendja vetëm që duhej ta vrisja”. Ky rrëfim i maniakut 16-vjeçar britanik, është një ndër lajmet më të lexuara të viti në Britani. Për shumë kohë, ai e kishte refuzuar krimin, duke akuzuar madje edhe babain e viktimës, i cili ishte ndarë nga mamaja e vajzës. 6-vjeçarja ndodhej te shtëpia e gjyshërve të saj. Vrasësi hyri fshehurazi në shtëpi, gjatë natës dhe e mori vajzën në krahë, nga shtrati ku po flinte, duke i thënë se ishte një shok i babait.

Mamaja dhe prindërit e saj e raportuan zhdukjen menjëherë dhe pas dy orësh e gjysmë kërkimesh, trupi u gjet i fshehur në pyll, i masakruar me 117 plagë në trup. Policja që dëshmoi në gjyq për kushtet se si ishte gjetur trupi, nuk i mbante dot lotët. “I kishte shkaktuar dhunën më të tmerrshme që mund t’i shkaktohet një qenieje njerëzore. Gjëra nga më mizoret”.

Aaron Campbell buzëqeshte teksa dëgjonte këto fjalë, gjë që e bëri gjykatësin të ndërpresë seancën e t’i tërheqë vëmendjen. Më pasi i dha dënim të përjetshëm dhe të drejtën për të kërkuar ulje dënimi do ta ketë vetëm pas 27 vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?