Krimi që tronditi Greqinë, publikohet foto, ja çfarë bënte Caroline dhe i shoqi pak orë para vrasjes tragjike (FOTO)
Mediat greke kanë publikuar një foto, ku shihet 20-vjeçarja Caroline pak para se të vritej nga i shoqi.
Në foton e publikuar, shihet bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, duke qëndruar i shtrirë në divan, së bashku me vajzën e tyre Lidia.
Ora është 00:23, kur kamera regjistron këtë lëvizje të çiftit. Ndërsa sipas raportit mjeko-ligjor, ngjarja ka ndodhur nga ora 4:05 e mëngjesit të 11 majit, deri në 4:11. Kjo është konfirmuar nga ora inteligjente që Caroline mbante në duar.
Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Babis, pranoi krimin e bërë. Për 37 ditë me radhë ai pretendoi se e ngjarja ishte shkaktuar nga grabitës shqiptarë, por në fund, rezultoi se e gjitha ishte inskenuar prej tij. 32-vjeçari ka treguar para policisë të gjithë ngjarjen, si e vrau gruan dhe zbuloi se shkaku ishte fakti që ajo kishte vendosur për t’u larguar prej tij së bashku me vajzën.