”Kriminelë”, në Bejrut shpërthejnë protestat anti-qeveritare

Bejruti është përfshirë nga kaosi tre ditë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pranë një porti detar, e që i mori jetën 154 personave dhe lëndoi më shumë se 5.000 të tjerë. Në Liban janë shënuar protesta të shumta ndaj elitave drejtuese. Shkak për shpërthimin mendohet se është bërë një sasi e madhe tonelatash nitrat amoniumi por gjithsesi për presidentin e vendit, Michel Aoun, shkaku mbetet ende i paqartë.

Veç viktimave dhe të lënduarve, më shumë se 300.000 mijë persona kanë humbur shtëpitë e tyre, duke shtuar akoma më shumë pakënaqësitë në mesin e qytetarëve. Një qytetar i Bejrutit, i identifikuar si Chadia Elmeouchi Noun, në një prononcim për BBC, u drejtua me tone të ashpra qeveritarëve. “Unë e kam ditur, gjatë gjithë kohës ne jemi udhëhequr nga njerëz të paaftë, qeveri jokompetente. Po ju them diçka, ajo që ata kanë bërë tani është absolutisht kriminale”.

Më shumë se 50,000 njerëz ditën e djeshme kanë nënshkruar një peticion për të vendosur Libanin nën kontrollin e Francës, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut. Ky vendim është marrë pasi shumë qytetarë dhe zyrtarë të lartë mendojnë se keqmenaxhimi nga qeveria e Libanit ishte shkaku që solli një ngjarje të tillë.

”Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për të siguruar dhe menaxhuar vendin. Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm vendi sapo ka arritur në frymën e tij të fundit. Ne besojmë se Libani duhet të kthehet nën kontrollin e Francës në mënyrë që të krijojë një qeverisje të pastër dhe të qëndrueshme”.

SHKARKO APP