“Krimineli më famëkeq belg rrihet brutalisht nga bandat shqiptare të kokainës”, ikën nga hakmarrja…por ajo që zbulohet habit të gjithë
U grabiti e sasi të mëdha të kokaine bandës shqiptare të trafikut të drogës që vepron në Antuerp të Belgjikës, e për t’i shpëtuar hakmarrjes së “kokave të bandës” që i ishin vënë pas këmba këmbës, ka inskenuar vdekjen e tij.
Ky është Gabriel C. i njohur si “Long Fingers” apo “Gishtat e gjatë”, i cili ishte punësuar nga banda e trafikantëve të drogës për të siguruar kalimin e dërgesave të kokainës përmes Portit të Antuerpit. Ai ishte një nga kriminelët më të njohur në Belgjikë, shkruajnë mediat belge.
Por dërgesat që ai bënte ishin gjithnjë gjysmake, pasi siç kanë konfirmuar oficerët doganorë që kishin përgjuar Gabriel, në disa kontejnerë ai kishte futur duart dhe kishte marrë për vete disa kilogramë kokainë. Por pasi banda kisthe dëgjuar se ishte dikush që ofronte sasi të mëdha kokainë për shitje në paketime të vulosura me numrat 88, të cilat ata i njihnin si dërgesat e tyre të humbura, e kuptuan kush fshihej pas kësaj dhe iu vunë pas Gabriel C.
Këtë javë filluan të qarkullojnë foto duke treguar një burrë që dukej se ishte C. i torturuar deri në vdekje. Por ishte policia që tha se fotot ishin false. Sipas De Standaard, fotot janë të vërteta, dhe personi aty është me të vërtetë Gabriel C., por plagët në trupin e tij, në dukje fatale, janë false, sipas katër mjekëve që studiuan imazhet, përfshirë një patolog mjekoligjor.
Plagët që duken në foto ka shumë të ngjarë të kenë lidhje me punën e një artisti profesionist.