Krishtlindje dhe COVID-19, OBSH: Duhet një sakrificë e fundit

Edhe pse vaksinimi ka filluar në disa shtete, COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta ekonomike.

Teksa koronavirusi vijon përhapjen, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bëri apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë Krishtlindjeve.

Kreu i Zyrës Rajonale për Europën thotë se “nuk ia vlen të rrezikohet” pasi mund të infektoheni me COVID-19.

Doktor Hans Kluge shprehet se duhet të bëhet një sakrificë e fundit gjatë pak muajve të ardhshëm.

“Kur të shohim pas në këto kohëra të paprecedenta, shpresoj që të gjithë ne të ndjejmë që kemi vepruar në shërbim të njerëzimit për të mbrojtur ata në nevojë”.

Kluge shton se pandemia shkatërruese ka goditur rëndë shumë shtete në Europë, ndërsa paralajmëroi ndikimin shqetësues në shëndetin mendor të qytetarëve.

“Covid-19 ndau familjet dhe komunitetet si dhe solli falimentim të shumë bizneseve”, përfundon zyrtari i OBSH.

SHKARKO APP