Krishtlindje të bardha në SHBA, rekord bore në qytetin Erie

Një sasi rekord dëbore ka pushtuar qytetin amerikan Erie ditën e Krishtlindjeve, duke detyruar zyrtarët të deklarojnë gjendjen e emergjencës.

Stuhia e madhe që ka goditur vendin, ka sjellë plot 86 cm borë jo vetëm në këtë qytet, por edhe në zona të tjera përqark shtetit të Pensilvanisë.

Autoritetet paralajmërojnë se niveli i dëborës do të rritet, pasi priten të tjera reshje gjatë të së mërkurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stuhia e madhe e borës në qytet është rezultat i të ashtuquajturit efekti i liqenit – pasi ajri i ftotë kombinohet me ujin e liqenit Erie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Niveli i lartë i reshjeve ka bërë që policia të lëshojë paralajmërime për shmangie të rrugëve që janë të rrezikshme dhe të pakalueshme. Një sërë makinash dhe shtëpish janë mbuluar nga bora dhe disa banorëve i është dashur të përdornin lopata për të krijuar rrugëdalje.

Qendra Kombëtare e Motit deklaroi se situata e krijuar në qytetin e Erie ka thyer në fakt disa rekorde.

Niveli i reshjeve të regjistruara në Ditën e Krishtlindjeve është më i larti për një ditë të vetme, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të vendosur në 1956.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?