Krishtlindjet, bora “zbardh” Greqinë
Në prag të Krishtlindjeve, stuhia e parë dimërore e stinës ka sjellë reshje të dendura bore në zonat malore të Greqisë qendrore dhe jugore.
Reshjet e borës shkaktuan probleme të mëdha në qarkullimin e automjeteve në gadishullin e Peloponezit, ne Halidhiki, në Evia si dhe në zonat veriore të kryeqytetit grek, aty ku pranë vendit të quajtur Martino dhjetëra automjete janë bllokuar në rrugën nacionale.
Sipas shërbimit sinoptik kombëtar moti do të vazhdojë të përkeqësohet në orët e ardhshme dhe do të ketë përsëri reshje bore në zonat qendrore dhe lindore të vendit, në Prefekturën e Selanikut si dhe në ishujt e Egjeut.
Organet e policisë rrugore paralajmërojnë të gjithë ata që udhëtojnë me rastin e festës së Krishtlindjeve që të jenë të kujdesshëm dhe të jenë të pajisur me zinxhirë për automjetet e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

