Kriza e Gjirit: Asnjë nuk përfiton nga kjo situatë, përveç organizatave terroriste

Zëvendëskryeministri i Katarit dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen Khalid Al Attiyah, tha dje të hënëngjatë fjalës së tij në “The Heritage Foundation”në Washington DC, se kriza e Gjirit duhet të zgjidhet sa më parë “Për një arsye të vetme, që është se askush nuk përfiton nga ajo që po ndodh në rajon përveç organizatave terroriste”, dhe shpjegoi se “kriza e Gjirit ndikon në të gjitha operacionet… unë mbikqyr këto operacione dhe e di mirë se si e gjithë kjo rrëmujë ndikon në luftën kundër terrorizmit “.

Ministri i Katarit foli për një plan që u miratua së fundmi për të zgjeruar bazën ajrore ushtarake në “Udejd” duke shtuar pistatdhe ndërtuar kompleksetë reja strehimipër ushtarakët amerikanë që punojnë aty, në mënyrë për ta kthyer atë në një bazë të përhershme”.

Nga ana tjetër,Al Attiyahtheksoi se Doha nuk pranon asnjë diktat mbi të, por është e hapur për dialog dhe diskutim të çdo pike që ata (vendet e bllokadës) mendojnë se është burim shqetësimi për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai siguroi se “Katari nuk kërkon luftë, por dimë edhe të mbrojmëhapësirën dhe territorin tonë dhe të sigurojmë stabilitetin në rajon”, ndërsa kritikoi”aktet infatile që ka ndërmarrëpala tjetër,të cilat duhet të ndalen menjëherë, pasi po dëmtojnë rajonin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Al Attiyah tha se “I vetmi që mund ta zgjidhë krizën e Gjirit është Presidenti (Donald) Trump. Unë mendoj se kjo mund të zgjidhet edhe vetëm me një telefonatë”, dhe shtoi: “Ne gjithmonë kemi besuar se Shtëpia e Bardhë e Presidenti i SHBA, duhet të bëjë thirrje për negociata për zgjidhjen e krizës”.

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Katar, AlAttiyah tha se Doha dhe Uashingtoni po planifikojnë”konsolidimin e lidhjeve më të ngushta ushtarake mes tyre”, duke vënë në dukje se “shumica e sistemeve ushtarake në Katar janë të prodhimit amerikan”.

Ai tha se marrëdhëniet strategjike midis Dohas dhe Uashingtonit janë “në prag të konsolidimit të mëtejshëm, qoftë nëpërmjet zgjerimit të bazës ushtarake amerikane në Udeid, apo duke u pajisur më shumë me  armë amerikane, që janë shtylla kryesore e forcave ushtarake të Katarit (…) me fokusedhe në zhvillimin e potencialit tonë vendas, si pjesë e një aleance strategjike mes dy vendeve tona”.

Fjalimi i Ministri i Shtetit të Katarit për Mbrojtjennë “The Heritage Foundation”erdhi në kuadrin e aktivitetit të lartë sinë nivel edhe në madhësi (përbërë nga pesë ministra dhe një ekip i madh i zyrtarëve të Katarit) që është zhvillimi i dialogut strategjik midis dy vendeve, i cili nis sot (të martën) në godinën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Anëtarëte delegacionit të Katarit, do të marrin pjesë këto ditënë simpoziumet kërkimore dhe studimore që do të zhvillojnë qendrat amerikane, si psh. “American Institute Enterprise” në Uashington të enjten e ardhshme.

Paralelisht, anëtarët e delegacionit katarian marrin pjesë sot në takimet me udhëheqësit e të dyja dhomave të Kongresit, Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, për të përfunduar të hënën e ardhshme me një pritjetë madhe në godinën e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, do të flasë rreth rëndësisë së marrëdhënieve SHBA-Katar dhe dialogut strategjik dypalësh. Më pas, dy vendet do të nënshkruajnë Memorandume Mirëkuptimi dhe marrëveshjetë reja, për të konfirmuar shtrirjen e thellë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Katarit tha në një deklaratë të lëshuar të premten e kaluar, se delegacionii nivelit të lartë katarian që do të marrë pjesë në dialogun strategjik mes dy vendeve do të përbëhet nga ministrat e Jashtëm, të Mbrojtjes, Ekonomisë dhe Tregtisë, Energjisë dheIndustrisë, si dhe nga ai i Financave.

Ministria theksoi gjithashtu se dialogu do konkludojë në nënshkrimin e një sërëmarrëveshjesh dhe memorandumeshmirëkuptimi, përfshirë një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë, si dhe një memorandum mirëkuptimi mes Kompanisë së Katarit për Menaxhimine Porteve dhe palësrespektive amerikane, dhe një tjetër ndërmjet Departamentit Amerikan të Energjisë dhe Ministrisë së Transportit së Katarit në fushën e sigurisë kibernetike të infrastrukturës vitale të energjisë. Kydialog pritet të ngrejë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të paarritur më parë, dhe do të jetë rezultat i bashkërendimit të vazhdueshëm në drejtim të luftën kundër terrorizmit, pasi Uashingtonimirëpriti gatishmërinë e Kataritpër pranimin e ndërmjetësimit të Kuvajtit në lidhje mezgjidhjen e krizës së Gjirit –theksuan vëzhguesite zhvillimevetëfundit mes SHBA- së dhe Katarit.

Dialogu strategjik SHBA-Katarpasqyron gjithashtu një hap të madh në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat u forcuannë nivelpolitik, ushtarak dhe të të sigurisë, duke zhvilluar manovra dhe stërvitje ushtarake të përbashkëta gjatë muajve të fundit, sidomos pas shpërthimit të krizës së Gjirit, temëkjo e cila do të jetë në rendin epunimeve të dialogutstrategjik – sipas deklaratës qëdha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Heather Nauertpak ditë më parë.

Ndërkohë, Emiri i Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad AlThani, pati rreth dy javë më parë, një bisedë telefonikemePresidentine SHBA-së Donald Trump, gjatë të cilit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit të përbashkët mes dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit. Trump vlerësoi lart rolin që ka luajtur Doha në luftën kundër terrorizmit.

Burime nga verndet e Gjirit e konsideruan kohën dhe vendin e xhvillimit tëdialogut strategjik mes Katarit dhe USA, si një tregues të dështimittë bllokadës(ndaj Katarit prej Arabisë Saudite, Emirateve, Bahreinit dhe Egjiptit) dhe përpjekjeve për izolimin ndërkombëtartë Katarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?