FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza e Gjirit – Katari ka 48 orë për të plotësuar kërkesat e Arabisë Saudite

Katarit i janë dhënë edhe 48 orë për të pranuar listën e kërkesave nga Arabia Saudite dhe tre shtete të tjera arabe, ose përndryshe Doha do të përballet me sanksione të mëtejshme.

Vendi i Gjirit akuzohet se mbështet ekstremizmin e për këtë arsye i ishte dhënë një afat kohor deri ditën e dielë për plotësimin e 13 kërkesave të grupit arab, përfshi këtu edhe mbylljen e rrjetit të lajmeve Al Jazeera.

Doha që vazhdimisht mohon akuzën për mbështetje të ekstremizmit, pritet të dorëzojë një letër formale lidhur me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesat janë konsideruar si një fyerje ndaj të drejtës ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë, avokatët e Katarit i denoncuan taktikat dhe kërkuan dënim ndërkombëtar. Ata thanë se këto lëvizje rikujtojnë sjelljen ekstreme dhe ndëshkuese të shteteve që historikisht kanë rezultuar në luftë.

Prej javësh, Katari është nën sanksione të paprecendente diplomatike dhe ekonomike nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj, pikërisht: Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahraini.

Në 23 qershor, këto vende vendosën një afat 10-ditor që Katari të dakordonte me kërkesat e tyre, ku përfshihet mbyllja e një baze ushtarake turke dhe kufizimi i marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Sanksionet e vendosura ndaj Dohas kanë shkaktuar trazira në Katar, që varet nga importet për të plotësuar nevojat bazë të popullatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?