Kriza e Gjirit. Katari: Vendet e tjera nuk duan zgjidhjen e saj
Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani kritikoi shtetet e bllokadës ndaj vendit të tij (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti) duke se theksuar hapat që kanë ndërmarrë këto vende tregojnë se ato nuk duan realisht zgjidhjen e krizës dhe po përpiqen ta zgjasin atë artificialisht duke hapur në vazhdimësi fronte të reja mosmarrëveshjesh.
Ai tha se vendet e bllokadës vazhdojnë të ndërhyjnë në punët e brendshme të të Katarit dhe qytetarëve të tij. “Këto vende po planifikojnë të destabilizojnë ekonominë e Katarit, pasi dështuan të imponojnë tutelën e tyre ndaj nesh” shtoi ai.
Nga ana tjetër, Sheik Tamim Al Thani theksoi gatishmërinë e Katarit për dialog dhe kompromis në kuadrin e respektit të ndërsjellë.
“Indikatorët që na kanë ardhur tregojnë qartë se vendet e bllokadës nuk duan një zgjidhje. Ato e dinë se nxituan kundër Katarit me një fushatë trillimesh që nuk bindin askënd, pa vendosur një plan dalje nga kjo situatë ku u përfshinë” tha ai, duke shtuar se këto vende po
“Katari ka marrë të gjitha masat e menjëhershme për tu përballur me sfidat e reja, dhe tashmë jemi kthyer në nivelet e kushteve normale. Dhe ironia është se marrëdhëniet ndërkombëtare të Katarit janë rritur në krahasim me atë që ishin para krizës, sikurse kemi përfituar nga përvoja e bllokadës e cila nxorri në pah anët dhe vlerat më të mirat të Katarit dhe popullit të tij” theksoi Emiri.
Ai siguroi se “Ne nuk i druhem bojkotit nga vendet e bllokadës, por në këtë konflikt nuk ka fitues dhe të mundur”, ndërsa shprehu vlerësimin e tij për “përpjekjet dhe vullnetin e Emirit të Kuvajtit për gjetjen e një zgjidhjeje racionale dhe ruajtjen e unitetit të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit”, duke përsëritur në të njëjtën kohë gatishmërinë e vendit të tij për kompromis.
Në këtë kontekst, Emiri i Katarit tha se vendi i tij ndjek me shqetësim të madh përkeqësimin e situatës rajonale dhe apelon për ndaljen e përshkallëzimit të mëtejshëm në mënyrë që ti kursehen popujve të rajonit rreziqet e tensionimit konflikteve, pasi rajoni nuk mund të përballojë përçarje të mëtejshme, vlerësoi ai.
Emiri pohoi gjithashtu mbështetjen e pakushtëzuar të vendit të tij për ti dhënë fund konflikteve në Lindjen e Mesme.
Këto deklarata Sheik Tamim Al Thani i bëri gjatë hapjes së sesionit 46 të zakonshëm të Këshillit Konsultativ (Shoura Council) të Katarit dhe shtoi se qeveria është duke u përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të Këshillit gjatë vitit të ardhshëm (2018), ndërsa siguroi angazhimin e tij për zhvillimin e sistemit të drejtësisë për të garantuar pavarësinë e gjyqësorit”.
KOHA JONË SONDAZH

