Kriza e Katalonjës – Afron “afati i skadencës” për ultimatumin e Spanjës

Lideri katalan Carles Puigdemon përballet sot me afatin e fundit për të hequr dorë nga pavarësia e rajonit. Spanja ka paralajmëruar se do të pezullojë autonominë e Katalonjës nëse Puigdemon nuk tërhiqet nga pavarësia deri në orën 10:00 referuar kohës lokale.

Pas referendumit të 1 tetorit, Presidenti katalan nënshkroi një deklaratë pavarësie, zbatimin e së cilës e pezulloi për t’i hapur rrugë negociatave me Madridin.

Mendohet se Carles Puigdemon do të këmbëngulë për pavarësinë nëse Madridi tenton të vendosë kontrollin e drejtwpërdrejtë në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë ekzistojnë shqetësime se kjo lëvizje mund të shkaktojë trazira në Katalonjë, që është përfshirë nga jo pak protesta që pas referendumit të 1 tetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?