Kriza e refugjatëve, Gjermania sytë nga Greqia

Kriza e emigrantëve ka bërë bashkë ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer dhe Komisionerin Evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos. ”Nëse nuk ndihmojmë Greqinë dhe Turqinë, emigrantët do të mbërrijnë në Gjermani”, tha Seehofer. Zyrtarët evropianë po bëjnë presion për rimëkëmbjen e marrëveshjes Turqi-BE që ka bazë rikthimin e atyre personave të cilëve u refuzohet azili politik. Greqia ka pranuar pjesën më të madhe të mbërritjeve në rajonin e Mesdheut këtë vit, rreth 45.600 nga gjithsej 77.400 që kanë mbërritur në Spanjë, Itali, Maltë dhe Qipro. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët UNHCR i bën thirrje Greqisë të zhvendosë me urgjencë mijëra azilkërkues nga qendrat e pritjes së mbipopulluara në mënyrë të rrezikshme tashmë në ishujt greke të Egjeut, drejt Greqisë kontinentale.

SHKARKO APP