Kriza e refugjatëve/ Rusia akuzon Turqinë: Po përpiqet të shtyjë në Greqi 130 000 emigrantë nga Siria
Agjencia e lajmeve ruse “Interfax”, duke iu referuar burimeve pranë Ministrisë së Brendshme të Rusisë shkruan se shteti rus ka akuzuar Turqinë se po përpiqet të shtyjë në Greqi 130 mijë emigrantë nga Siria.
Dy të tretat e këtyre refugjatëve – që Turqia po iu bën presion nga kampe të përkohshme në Siri – janë afganë, irakenë dhe afrikanë, jo sirianë, shtuan burime nga MB e Rusisë.
Një krizë e vërtetë humanitare e refugjatëve është shënuar këta ditë në kufirin turko- grek, që kur Turqia hapi “portat” dhe emigrantët hynë në shtetin helen.