Kriza në Britani/ Rusia: Po ikin miqtë e Kievit, presim lajme nga Gjermania, Polonia
Reagime ironike erdhën nga Rusia për krizën politike në Britani. “Shpresojmë që persona më profesionistë në gjendje të marrin vendime përmes dialogut të vijnë një ditë në pushtet në Britani të Madhe”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se raportet mes Rusisë dhe kryeministrit Boris Johnson janë të ndërsjella: “Ai nuk na pëlqen ne, po ashtu edhe ne nuk e pëlqejmë atë”, u shpreh Peskov. Lidhur me dorëheqjen reagoi dhe Dmitri Medvedev, zëvendës presidenti i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.
Reagimi i tij përfundon me një shënim: “Presim lajme nga Gjermania, Polonia dhe Shtetet e Baltikut”, shkruan Medvedev në deklaratën e tij të publikuar në telegram.