Kriza në kufi nga dhuna e Erdoganit

Pasi Turqia vendosi të hapë kufirin me Greqinë, me mijëra refugjatë jo vetëm nga Siria u nisën drejt BE-së. Greqia u përgjigj menjëherë, e me forcë. Kryetari i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, Manfred Ueber, i cili vjen nga e njëjta familje politike si kryeministri grek, fajëson udhëheqësin turk për situatën e krijuar.

”Duhet ta themi hapur se dhuna që po krijohet në kufijtë tanë është dhuna e Erdoganit. Ai është përgjegjësi. Kryeministri grek ka thënë publikisht në ditët e fundit se kufiri është mbyllur. Pikë. Qeveria turke u ka dhënë njerëzve shpresa që nuk janë realiste. Shpresojmë që Erdogani të heqë dorë nga ky përshkallëzim”.

Qeveria greke tha se do t’i pezullonte kërkesat për azil për një muaj. Drejtuesit e BE-së vizituan vendin duke shprehur mbështetjen e tyre. OKB thotë se Athina nuk ka të drejtë t’i ndërpresë kërkesat për azil. ”Azilkërkuesit dhe emigrantët janë përdorur si gurë shahu nga qeveria turke, për t’i bërë presion BE-së dhe për t’i vënë në një situatë më të vështirë se kur nisi kriza”, tha Filip Dam, Human Rights Watch.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?