Kriza nga virusi, ky shtet do t’i konsiderojë emigrantët si rezidentë
5170 të prekur nga koronavirusi dhe 100 viktima janëshënuar deri në këto momente në Portugali. Ndaj dhe autoritetet kanë vendosur që të trajtojnë si rezidentë të përhershëm të gjithë emigrantët, të paktën deri në 1 korrik, për t’u siguruar që ata të kenë akses së shërbimet publike gjatë pandemisë së koronavirusit.
Mësohet se aplikuesit për rezidentë, përfshirë azilkërkuesit duhet të kenë vetëm letrat e plotësuar për statusin që kërkojnë në Portugali që të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimi shëndetësor kombëtar, veprimet bankare dhe kontratat e qiramarrjes.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, njerëzit nuk duhet të privohen nga të drejtat e tyre për t’u kuruar apo për të përfituar shërbimet publike vetëm se aplikimi i tyre nuk është shqyrtuar ende. ”Në këto kohë të vështira, të drejtat e emigrantëve duhet të garantohen.