FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza politike kërcënim për reformat dhe rimëkëmbjen ekonomike

Skandali i korrupsionit po godet me forcë presidentin brazilian, Michel Temer duke rrezikuar, referuar analistëve, të frenojë reformat liberale të qeverisë për daljen e ekonomisë së parë të Amerikës Latine nga kriza.

“Ekonomia pritet të ketë mjaft ndikim nga situata aktuale e krizës. I druhem mundësisë së vitit të tretë radhazi në krizë”, deklaroi për median, Gesner Oliveira, profesor i ekonomisë në Fondacionin Getulia Vargas (FGV) në San Paolo dhe anëtar i kabinetit të konsultuesve GO Associados.

Agjencia e vlerësimit financiar “Standard and Poor’s” paralajmëroi dje se do të ulte parashikimet për borxhin e Brazilit për shkak të pasigurisë politike në rritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Michel Temer, 76 vjeç pranoi se qeveria e tij po përjetonte periudhën më të vështirë që nga marrja e detyrës, nga ana e tij një vit më parë të lideres së të majtës Dilma Rousseff, e shkarkuar nga Parlamenti për mashtrim me llogaritë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?